Policia e Kosovës kanë arrestuar një burrë dhe një grua në Pejë nën dyshimin për aktivitete prostitucioni në këmbim të parave.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:00, në Pejë.
Sipas policisë, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar, nën dyshimin për aktivitete prostitucioni në këmbim të parave. Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
<p>The post Pejë: Arrestohen për prostitucion një grua dhe një burrë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>