19.6 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

LDK: Mos u mashtroni, pushteti populist po e degradon sistemin e drejtësisë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, përmes një video-mesazhi ka komentuar zhvillimet në sistemin e drejtësisë në Kosovë, me theks te procesi i Vetingut, Byroja dhe padia për gjenocid.

“Mos u mashtroni: Pushteti popullist po degradon sistemin tonë të drejtësisë”, thuhet në mbishkrimin e videos që u publikua nga LDK, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ndonëse thotë se para dy vitesh u fol për Veting gjithëpërfshirës, Kica-Xhelili thotë se kjo nuk ndodhi, pasi “nuk u prioretizua mjaftueshëm”.

“Byroja për pak u bë plotësisht kundër kushtetuese” vijon deputetja, derisa shtoi se me insistimin e LDK-së shkoi në Komision të Venecias dhe më pas u votua.

Tutje deputetja e Kuvendit tha se e kaluara po harrohet në raport me Serbinë, dhe se

Qeveria nuk po merr parasysh asgjë, “asnjë kritikë, asnjë shqetësim”.

“Dy vite më parë, kishim fjalë për një të ardhme ndryshe nga e kaluara. Sot kemi justifikim të paaftesisë së të tashmës në emër të të kaluarës”, përfundoi ajo. /Reporteri.net/.

Video e plotë:

<p>The post LDK: Mos u mashtroni, pushteti populist po e degradon sistemin e drejtësisë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles