Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, për të cilin palët u dakorduan të shtunën, ndonëse nuk pati nënshkrim.
Kurti ka thënë se për Kosovën kjo është marrëveshje, por ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që ta dënojë sjelljen e Serbisë, e cila vazhdon të flasë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe kundër pavarësisë së Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Sipas tij, marrëveshja e panënshkruar me Serbinë është dashur të fillojë qysh dje.
Kurti foli edhe për nenin 7 të marrëveshjes, për të cilin Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell tha se zbatimi i Planit evropian do të nisë së implementuari menjëherë me këtë nen, i cili flet për formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe e po ashtu për sigurimin e “një niveli të përshtatshëm të vetëqeverisjes”.
“Dhe do të duhej që atë formulimin për vetmenaxhimin e komunitetit serbe të adresojmë çështjet që na kanë ngelur pa u përmbushur dhe për neve, siç e kam thënë bëhet fjalë për një formulim që i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare sipas Këshillit të Evropës”, u shpreh Kurti gjatë ditës së sotme.
Kujtojmë se marrëveshja u arrit të shtunën pas një takimi maratonë dymbëdhjetë orësh të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Kosova dhe Serbia, janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili është i obligueshëm për të dyja palët që nga momenti i publikimit të tij.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, por se Serbia sërish nuk e ka nënshkruar të njëjtin. /Reporteri.net/.
Çka thotë neni 7 i marrëveshjes, që do të nisë së “implementuari menjëherë” nga Kosova
<p>The post Kurti: Termi “vetëmenaxhim” i përket Konventës së KiE për mbrojtjen e pakicave first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>