14.4 C
New York
Thursday, June 8, 2023

Buy now

Hoti i mllefosur për Trustin: Kosova pa qeveri funksionale, kursimet e qytetarëve po avullohen

“Mjetet e investuara të Trustit Pensional janë pa zot”, kështu ka deklaruar deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se kursimet e qytetarëve po ‘avullohen’ në tregjet financiare, derisa shtoi se Trusti ka mbetur pa Bord që t’i tërheqë mjetet nga këto tregje dhe fondet në rënie, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Nuk ua dhanë një pjesë të kursimeve qytetarëve, siç u kërkua me projekligjin e inicuar me peticion nga qytetarët. Tani ato kursime po avullohen në tregje financiare pasi nuk ka kush t’i kthejë në Kosovë për t’i mbajtur si para të gatshme”, shkroi Hoti në Facebook.

Një pjesë të fajit, deputeti ia hedh presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, por edhe Qeverisë.

“Qeveri funksionale Kosova nuk ka. Por nuk ka as President për tu kujdesur që institucionet kushtetuese janë funksionale”. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

<p>The post Hoti i mllefosur për Trustin: Kosova pa qeveri funksionale, kursimet e qytetarëve po avullohen first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy