Në Ditën Botërore të Sindromit Down, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Luan Aliu ka marrë pjesë në ekspozitën e shfaqur në Gjilan me pikturat e punuara nga vetë nxënësit, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se këto paratë e fituara nga shitja e tyre do të ofrohen për degën e Doën Syndrome në Gjilan.
“Nxënës të shkollave fillore dhe të mesme bashkë me profesorët e artit në komunën e Gjilanit kanë shfaqur një ekspozitë me disa piktuara të punuara nga ata, të cilat u janë dorëzuar qendrës së Doën Syndrome Kosova dhe të njëjtat do të jenë në shitje nga 22-31 mars 2023. Mjetet e grumbulluara nga shitja do të dhurohen për degën në Gjilan të Doën Syndrome.” shkruan Aliu në Facebook.
Më 21 mars është shënuar Dita Botërore e Sindromit Down, në të cilën motoja ka qenë “ME NE, JO PËR NE” ishte motoja e cila bën thirrje për një shoqëri të barabartë, jo paragjykuese, të dashur dhe gjithëpërfshirëse.
<p>The post Ekspozitë në Gjilan, paratë do të shkojnë për degën e Sindromës Down në këtë komunë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>