16.8 C
New York
Thursday, June 8, 2023

Buy now

Abdixhiku: Letrat e presidentëve amerikanë flisnin për marrëveshje finale me njohje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sonte vet kryeministri Albin Kurti, e ka pranuar vet se i ka ofruar palës serbe, themelim të asociacionit.

”Jo më larg se dy orë më parë, përtej marrëveshjes, Kurti pranoi se e ka ofruar një asociacion. Lëshimi historik prej këtij momentum politik që ka qenë Kosova. Kanë qenë tri elemente të procesit dialogues me të cilin jemi pajtuar të gjithë, i gjithë spektri politik në vend por edhe ai ndërkombëtar”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Një gjë të tillë, Abdixhiku e tha duke iu referuar një postimi të lëshuar sonte nga kryeministri Albin Kurti, ku ankohet se vet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk e nënshkroi aneksin e 18 Marsit anipse ai ia ofroi një asociacion.

Kurti: Vuçiq refuzoi ofertën time bujare për Asociacionin

Megjithatë, Abdixhiku përmend se kryeministri Kurti, ka humbur momentum historik për arritje të marrëveshjes përfundimtare, siç kërkonin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Janë tri elemente: Marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme dhe me njohje në të. Çështja është sa prej këtyre elementeve i kemi në të? A është marrëveshje finale? – jo nuk është. Sepse kemi marrëveshje bazë, jo përfundimtare. Sot dua ta mbajë në përgjegjësi një njeri që ka nis procesin dialogues duke e refuzuar atë si prioritet nacional. E tani në vitin e tretë të qeverisjes, e vetmja gjë që është marrë ka qenë dialogu”.

”Dhe kjo tregon se ka qenë i papërgatitur me kohë, dhe në të njëjtën kohë, ka lëshuar mundësi historike, sepse këto mundësi historike janë të momentumit”, tha Abdixhiku. në Klan Kosova.

”Nuk ka qenë e mundur marrëveshja normalizuese finale në 2008, as në 2015, as 2017 as në 2020, ka qenë një koncensus gjithë evropian dhe në ShBA: se tani është momentum për një marrëveshje përfundimtare dhe finale. Dy letrat e fundit të presidentëve amerikanë, flasin për marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme me njohje në të. Ky ka qenë një momentum dhe mundësi e jashtëzakonshme”.

<p>The post Abdixhiku: Letrat e presidentëve amerikanë flisnin për marrëveshje finale me njohje first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles