16.1 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

Zemaj: Takimi i Ohrit e ka shpërfaqur mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dashur që vetë të lajmërojë dhe të raportojë brenda deputetëve mbi procesin e dialogut dhe për dakordimin e marrëveshjes.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Zemaj ka thënë se takimi i Ohrit e shpërfaq mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit.

“Kryeministri është dashur vet që të lajmërohet dhe të raportojë para deputetëve. Të raportoj mbi procesin e dialogut por edhe për dakordimin e marrëveshjes e cila për ne është në kundërshtim të plotë me synimet tona. Takimi i Ohrit e ka shpërfaqur mashtrimin 15-vjeçar të kryeministrit apo të kauzave të rreme të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo që është parë, neve do të na kushtojë shumë në kuptimin e përgjegjësive të cilat janë marrë. Përtej obligimit të asociacionit pjesa që është marrë e vetëmenaxhimit nuk përkthehet ndryshe vetëm krijimi i një pushteti të ri”, ka thënë ai.

<p>The post Zemaj: Takimi i Ohrit e ka shpërfaqur mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles