16.1 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

Voziti 110 kilometra në orë në zonën 40, gjobitet me 500 euro dhe një vit ndalim vozitjeje

Policia ka identifikuar personin që voziti veturën me shpejtësi 110 kilometra në orë në një zonë 40 km/h në Vushtrri.

Ai është gjobitur me 500 euro, pesë pika negative, si dhe një vit ndalim të drejtimit të automjetit.

“Identifikohet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 110 km/h. Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h”, thuhet në njoftimin e policisë.

<p>The post Voziti 110 kilometra në orë në zonën 40, gjobitet me 500 euro dhe një vit ndalim vozitjeje first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy