16.1 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit se mashtroi me vizë të dëmtuarin duke ia marrë 17 mijë euro

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit H.H., që po dyshohet se ka kryer veprat penale mashtrim dhe kanosje.

Sipas njoftimit, nga marsi i 2022-s deri në dhjetor, i pandehuri nëpërmjet paraqitjes së rreme, e ka mashtruar të dëmtuarin A.A., duke i premtuar rregullim të vizës sllovake për djalin e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata e Prizrenit bëri të ditur se për vizë, i pandehuri i ka kërkuar të dëmtuarit në vazhdimësi të holla, derisa shuma totale kap vlerën e 17 mijë euro.

I dëmtuari ia ka dërguar paratë H.H. nëpërmjet transaksioneve bankare, ndërsa në datat 16 dhe 17 dhjetor 2022-s, i pandehuri e ka kanosur atë nëpërmjet telefonit në gjuhën boshnjake me fjalët “do të të masakroj”.

I pandehuri do të qëndrojë për një muaj në paraburgim.

<p>The post Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit se mashtroi me vizë të dëmtuarin duke ia marrë 17 mijë euro first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy