14.9 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

Ky është parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës informoi se gjatë këtyre pesë ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas parashikimeve, të vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore.

Ditën e martë pritet të mbajë mot me vranësira të dendura. Sipas parashikimeve, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, e me periudhe të shkurta edhe të intensitetit të lartë.

“Temperaturat maksimale parashihen të shenojnë rënie, derisa ato minimalet do të shënojnë rritje.”, u bë e ditur në njoftim.

Të mërkurën në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Sipas IHMK-së, nëpër zona të kufizuara ka mundësi per riga shiu të intensitetit të dobët.

Ndërsa, ditën e enjte parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas parashikimeve, vranësirat të pakta parashihen rreth relievit malor.

Të premten pritet të mbajë mot i ngjashëm me ditën e enjte, si në vlerat e temperaturave ekstreme, ashtu edhe në elementet tjera meteorologjike.

“Gjatë këtyre pesë ditëve, përveç ditës së martë, ku do të ketë erë nga verilindje , ditët tjera do të pasohen me erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimit, shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-7m/s.”, bëri të ditur IHMK.

<p>The post Ky është parashikimi i motit për këtë javë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy