Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është duke zhvilluar takim me ambasadorët në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Po, një takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë është duke u mbajtur aktualisht”, ka thënë shkurt për Reporteri zëdhënësi Kryeziu.
Ky takim vjen pas zhvillimeve në dialogun Kosovë-Serbi në Ohër.
Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, por se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar të njëjtin.
Kurti ka thënë se i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë. /Reporteri.net/.
<p>The post Kryeministri Kurti në takim me ambasadorët first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>