Wolfgang Ischinger ka uruar “të gjithë të përfshirët” për marrëveshjen e Ohrit, por duke lëshuar edhe një paralajmërim.
Ish-diplomati i famshëm austriak ka deklaruar se “zbatimit i duhet mbikëqyrje konstante”
“Duhet edhe skepticizëm: zbatimi kërkon mbikëqyrje konstante, dhe shtytje (bile edhe presion. Vazhdimi i roleve të kumbarës për BE-në, ShBA-në, Gjermaninë dhe Francën është i rëndësishëm. Ka brishtësi shkaku i nënshkrimeve formale.” – tha Ischinger me anë të një postimi në Twitter.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, presidentja e vendit Vjosa Osmani në një deklaratë u shpreh se besonte që Serbia nuk do të respektonte as marrëveshjet e dakorduara.
Ndërkohë, nuk dihet asgjë për fatin e kryeministrit Albin Kurti deri më tash.
<p>The post Ischinger uron për marrëveshjen, por kërkon “mbikëqyrje konstant” e bile edhe “presion” për zbatimin first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>