18.8 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

Eurodeputeti holandez: Vuçiqi për keqardhje refuzoi të nënshkruajë, duhet të sigurohet natyra detyruese

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, e ka quajtur për keqardhje refuzimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për të mos e nënshkruar marrëveshjen e Ohrit.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se marrëveshja e Ohrit ishte më pak thelbësore sesa që pritej.

”Ndonëse më pak thelbësore nga sa pritej, marrëveshja për zbatimin e aneksit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë mund të përfaqësojë një rrugë përpara“.

”Presidenti i Serbisë për keqardhje refuzoi të nënshkruajë. Duhet të sigurohet natyra detyruese“, ka shkruar ai në Twitter.

Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, por se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar të njëjtin.

Kurti ka thënë se i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë./Reporteri.net/

<p>The post Eurodeputeti holandez: Vuçiqi për keqardhje refuzoi të nënshkruajë, duhet të sigurohet natyra detyruese first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles