18.2 C
New York
Wednesday, May 31, 2023

Buy now

20 vjet pas Zhadja dhe Lukasi rikthejnë vallëzimin e famshëm të “Klonit”

Kanë kaluar 20 vjet që prej kur është xhiruar seriali i famshëm brazilian “Kloni”, i cili pati audiencë rekorde edhe në Kosovë

Gërshetimi i dy kulturave asaj latine dhe arabe, fenomeni i klonit dhe dashuria ndërmjet Zhades dhe Lukasit ishin tema e kësaj telenovele.

Ndërkohë nuk ka si të harrohet vallëzimi ikonik i Zhades (Giovana Antonelli). Ajo pas dy dekadave ka risjellë këtë vallëzim, por në një mënyrë më të veçantë, me tenxhere dhe tigana. Spektatori i saj kryesor edhe kësaj radhe ishte Lukasi (Murilo Benicio).

 

Video e publikuar nga aktorja në Instagramin e saj është bërë virale duke marrë mbi 1 milion pëlqime e komente të shumta.

Kujtojmë se Giovana dhe Murilo ishin lidhur edhe në jetën reale gjatë xhrimeve të serialit. Lidhja e tyre zgjati deri në viti 2005. Ata kanë një djalë së bashku, kurse vlen të theksohet se kanë ruajtur raport miqësor mes vete./21Media

<p>The post 20 vjet pas Zhadja dhe Lukasi rikthejnë vallëzimin e famshëm të “Klonit” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,792FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles