5.9 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Gjermania deklarohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Të zbatohen me shpejtësi çështjet e dakorduara

Gjermania e ka mirëpritur marrëveshjen e djeshme mes Kosovës dhe Serbisë dhe i ka uruar palët për këtë “përparim”.

Steffen Hebestreit, zëdhënës i Qeverisë Federale të Gjermanisë, shkroi në Twitter se tani gjithçka mbetet te zbatimi.

“Urime për këtë përparim për të vendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në një bazë të re! Tani gjithçka ka të bëjë me marrjen e udhëheqjes për mbajtjen dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne do të jemi në krahun tuaj për ta përmbushur perspektivën tuaj europiane!”, shkroi Hebestreit.

Këtë e shpërndau edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke shkruar se nevojitet “përparim i shpejtë”.

“Në të vërtetë, pa vonesë ne tani kemi nevojë për përparim të shpejtë në të gjitha çështjet e dakorduara”, shkroi ambasadori gjerman.

<p>The post Gjermania deklarohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Të zbatohen me shpejtësi çështjet e dakorduara first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy