18.2 C
New York
Wednesday, May 31, 2023

Buy now

Telefonata e Kurtit me Cholletin, Zyra e Kryeministrit jep detaje

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për bisedën telefonike që ka zhvilluar mbrëmë kryeministri Albin Kurti me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, telefonatë e cila erdhi një ditë para takimit në Ohër.

Sipas ZKM’së, u bisedua për rëndësinë që kjo fundjavë ka për Kosovën, rajonin, integrimet Euro-Atlantike dhe sigurinë.

“Kryeministri theksoi se Kosova është e përkushtuar që dita e nesërme të jetë e suksesshme. Ai falënderoi z. Chollet për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut”, thuhet në njoftim.

Për këtë telefonatë ka njoftuar edhe Chollet, i cili ka bërë të ditur se me Kurtin ka diskutuar rreth bisedimeve mbi normalizimin e raporteve me Serbië përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Diskutova me kryeministrin Albin Kurti rreth bisedimeve të nesërme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Implementimi do të mundësojë përfitime domethënëse për të dyja shtetet dhe do të tregojë përkushtim për një të ardhme paqësore për rajonin”, ka shkruar Chollet.

 

<p>The post Telefonata e Kurtit me Cholletin, Zyra e Kryeministrit jep detaje first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,792FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy