19.6 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

Takimi Kurti-Vuçiq në Ohër: Kontrolle të rrepta policore në rrugën drejt hotelit

Në këto momente, rruga që të çon drejt hotelit Inex Oglica në Ohër, ku pritet të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq-Borrell, është e ngarkuar.

Arsyeja e ngarkesës janë kontrollet e rrepta të sigurisë për çdo veturë a person që mësynë këtë zonë.

Mbledhja e delegacioneve do të nisë në orën 10:00, kurse takimet bilaterale do të nisin nga ora 10:30.

Me të përfunduar takimet dypalëshe do të pasojë takimi i përbashkët trilateral, pas së cilit do të ketë edhe konferencë për media.

Koha e saktë e takimit të përbashkët dhe e konferencës nuk dihet, pasi gjithçka varet nga kohëzgjatja e takimeve të para bilaterale.

<p>The post Takimi Kurti-Vuçiq në Ohër: Kontrolle të rrepta policore në rrugën drejt hotelit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy