Rundi i bisedimeve mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ka përfunduar, bëri të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, diskutuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut për planin e zbatimit të propozimit evropian.
Pas përfundimit të këtij rundi bisedimesh, pritet që të ketë një deklaratë për media nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, siç raporton REL.
<p>The post Përfundon takimi trilateral në Ohër, Borrell pas pak del në konferencë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>