16.1 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

Përfundon takimi trepalësh në Ohër

Ka përfunduar në Ohër takimi trilateral midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ky takim vjen pas takimeve dy palëshe që Borrell e Lajçak zhvilluan së pari me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe më pas me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Pas përfundimit të takimit trepalësh, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell pritet të dalë me deklaratë për media. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media.

Para nisjes së takimit me evropianët, kryeministri Kurti është pritur edhe nga emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Ohër.

Ai në një intervistë për REL sot ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes.

<p>The post Përfundon takimi trepalësh në Ohër first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles