Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin e lartë të BE-së të politikës së jashtme, Joseph Borrell, si dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, shkruan Reporteri.net.
Para nisjes së takimit me evropianët, kryeministri Kurti është pritur edhe nga emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Ndërkaq, rreth orës 13:00 pritet të nis takimi kryesor me presidentin serb Vuçiq, ku pjesëmarrës do të jenë edhe Borrell e Lajçak.
Para takimit me Kurtin, Borrell dhe Lajçak kanë takuar presidentin serb, Vuçiq.
Nis takimi i Borrellit e Lajçakut me Vuçiqin
<p>The post Nis takimi i Kurtit me Borrellin e Lajçakun, kryeministri shfaqet i buzëqeshur first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>