16.1 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

Kryeministri Kurti do të deklarohet për media pas takimit në Ohër

Zona ku janë mbledhur delegacionet e qeveritare të Kosovës e Serbisë, si dhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian për takimin në Ohër, është shtrënguar nën masa të forta të sigurisë.

Nga hyrje-daljet e zonës ku janë vendosur delegacionet dhe ku pritet takimi mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Josep Borrell, përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, janë duke u kryer kontrolle të rrepta nga ana e policisë.

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se do të flasë para mediave, pas takimit, por pa specifikuar nëse e kishte fjalën pas takimit me ndërmjetësuesit evropian apo pas atij trilateral me Borrell e Vuçiq.

Sidoqoftë, kryeministri Kurti fillimisht në orën 10:30 është paraparë të takohet me Borrellin e Lajçakun, e më pas do të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq-Borrell e Lajçak.

Ndërkohë, mbledhja e delegacioneve do të nisë në orën 10:00.

<p>The post Kryeministri Kurti do të deklarohet për media pas takimit në Ohër first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles