Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër po vazhdon ende. Lidhur me atë çfarë po ndodh brenda sallës së negociatave ka shkruar ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi.
Ai thotë se nga informacionet e dëgjuara në këto momente është që s’ka marrëveshje dhe se emisarët janë duke u angazhuar fuqishëm për të shpëtuar përpjekjen e tyre për marrëveshje.
“Ajo që po dëgjoj në këtë moment nga Ohri është se nuk ka “asnjë marrëveshje”. Të dërguarit që punojnë shumë për të shpëtuar përpjekjen”, ka shkruar Selimi.
Well. What I’m hearing right at this moment from Ohrid is that there is “no deal”.
Envoys working hard to salvage the effort. — Petrit Selimi (@Petrit) March 18, 2023
Deri më tani nuk ka asnjë informacion se kur pritet të përfundojë takimi. Ajo që dihet është se përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell pritet t’u adresohet mediave pas takimit.
Ky takim vjen pas takimit në Bruksel të mbajtur më 27 shkurt, kur Borrell njoftoi se të dyja palët ranë dakord se nuk nevojiten bisedime të mëtejshme për propozimin evropian dhe se kjo është korniza për normalizimin e marrëdhënieve. Në të njëjtën ditë u publikua teksti i marrëveshjes, i cili përmban 11 nene.
Në cilësinë e vëzhguesit, në Ohër po merr pjesë edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar.
<p>The post Ish-kryediplomati kosovar: Nga çfarë po dëgjoj s’ka marrëveshje, emisarët po përpiqen ta shpëtojnë përpjekjen first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>