16.1 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

Fillon takimi trepalësh në Ohër

Ka nisur takimi trepalësh në Ohër mes kryeministrin Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, me përfaqësuesin e lartë të BE-së të politikës së jashtme, Joseph Borrell, si dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, shkruan Reporteri.net.

Ky takim ka nisur pas takimeve dy palëshe që Borrell e Lajçak zhvilluan së pari me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe më pas me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Para nisjes së takimit me evropianët, kryeministri Kurti është pritur edhe nga emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Pas të përfundojë ky takim pritet që palët t’iu adresohen mediave.

Kujtojmë se në Ohër është edhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai në një intervistë për REL sot ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes. /Reporteri.net/.

 

<p>The post Fillon takimi trepalësh në Ohër first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles