18.2 C
New York
Wednesday, May 31, 2023

Buy now

Fillon takimi trepalësh në Ohër

Ka filluar takimi trepalësh në Ohër në mes kryeministrin Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, me përfaqësuesin e lartë të BE-së të politikës së jashtme, Joseph Borrell, si dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ky takim vjen pas takimeve dy palëshe që Borrell e Lajçak zhvilluan së pari me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe më pas me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Pas përfundimit të takimit trepalësh palët, Borrel pritet të dalë me deklaratë për media.

Para nisjes së takimit me evropianët, kryeministri Kurti është pritur edhe nga emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Kujtojmë se në Ohër është edhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai në një intervistë për REL sot ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes. /Reporteri.net/.

 

<p>The post Fillon takimi trepalësh në Ohër first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,792FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles