5.9 C
New York
E martë, 21 Mars, 2023

Buy now

Escobar largohet nga salla e takimeve në Ohër pas përfundimit të diskutimeve

Rundi maratonik i bisedimeve mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së, ka përfunduar tashmë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Pas përfundimit të diskutimeve, i pari që doli jashtë ishte i dërguar special i ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në pamjet e publikuara nga T7 shihet se si Escobar del nga sallat e takimeve.

Ai u takua me liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin dhe ministrin e Jashtëm maqedonas, Bujar Osmanin.

Pas pak përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell pritet tu adresohet mediave rreth rezultateve të takimit.

Takimi maratonik i sotëm vjen pas takimit në Bruksel të mbajtur më 27 shkurt, kur Borrell njoftoi se të dyja palët ranë dakord se nuk nevojiten bisedime të mëtejshme për propozimin evropian dhe se kjo është korniza për normalizimin e marrëdhënieve. Në të njëjtën ditë u publikua teksti i marrëveshjes, i cili përmban 11 nene.

Përfundon takimi trilateral në Ohër, Borrell pas pak del në konferencë

<p>The post Escobar largohet nga salla e takimeve në Ohër pas përfundimit të diskutimeve first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,742FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles