Ndërkohë që po vazhdon takimi trilateral në Ohër midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, dhe pak informacione ka se çka realisht po ndodh atje, Ilir Kërçeli, shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se Serbia po tregohet destruktive në Ohër.
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se Beogradi do ta marrë “koston e merituar”, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Duke përmendur Asociacionin, ai thotë se nuk mund të ketë një të tillë i cili cënon integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
“Serbia kthehet nga Ohëri, destruktive si gjithmonë. Veq kesaj radhe do e marrë edhe koston e merituar.
Nuk ka asociacion i cili shkel Kushtetutën e cenon integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
#meKryeministrin”, shkruan ai.
Një postim me hashtagun #meKryeministrin e ka bërë edhe Arlind Manxuka nga VV duke mos shkruar asgjë më shumë.
Kurti dhe Vuçiq i janë rikthyer tryezës së bisedimeve pas një pauze disa minutëshe që kishin. Pas takimit, në një adresim për media pritet të dalë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell. /Reporteri.net/
<p>The post Çfarë po ndodh në Ohër, shefi i kabinetit të Konjufcës jep informacione: Serbia kësaj radhe do e marrë koston e merituar first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>