18.2 C
New York
Wednesday, May 31, 2023

Buy now

Çfarë po ndodh në Ohër, shefi i kabinetit të Konjufcës jep informacione: Serbia kësaj radhe do e marrë koston e merituar kësaj radhe

Ndërkohë që po vazhdon takimi trilateral  në Ohër midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, dhe pak informacione ka se çka realisht po ndodh atje, Ilir Kërçeli, shef i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se Serbia po tregohet destruktive në Ohër.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se Beogradi do ta marrë “koston e merituar”.

Duke përmendur Asociacionin, ai thotë se nuk mund të ketë një të tillë i cili cënon integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Serbia kthehet nga Ohëri, destruktive si gjithmonë. Veq kesaj radhe do e marrë edhe koston e merituar.

Nuk ka asociacion i cili shkel Kushtetutën e cenon integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

#meKryeministrin”, shkruan ai.

Një postim me hashtagun #meKryeministrin e ka bërë edhe Arlind Manxuka nga VV duke mos shkruar asgjë më shumë. /Reporteri.net/

<p>The post Çfarë po ndodh në Ohër, shefi i kabinetit të Konjufcës jep informacione: Serbia kësaj radhe do e marrë koston e merituar kësaj radhe first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,792FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles