Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell në një adresim për media ka dhënë detaje për diskutimet maratonike që kishte sot në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Borrell ka thënë se ka dakoridim sonte dhe se palët janë pajtuar për aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, shkruan gazeta Online Reporteri.net.
“Jam shumë i lumtur të them se sonte kemi marrëveshje. Pra deklaroj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”.
“Ky rezultat vjen pas negociatave shumë të vështira, që zgjatën 12 orë. Palët janë pajtuar të zbatojnë të gjitha marrëveshjet në mirëbesim. Ishin negociata të vështira”, tha ndër të tjera Borrell.
Lajmi në përditësim…
<p>The post Borrell: Kemi marrëveshje, deklaroj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për aneksin e zbatimit të planit të BE-së first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>