16.1 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

Vuçiq habit me deklaratën: Urdhër arresti për Putinin, dobëson pozicionin e Serbisë nesër në Ohër

Në prag të takimit të 18 marsit në Ohër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se urdhërarresti i lëshuar sot nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin rus, Vladimir Putin ia vështirëson pozicionin Serbisë.

Ai ka thënë se Serbia do të ketë kujdes të shtuar në lëvizjet që bënë.

Ai ka akuzuar Perëndimin për presion ndaj shteteve që nuk janë kthyer ashpër kundër Rusisë.

Haga lëshon urdhër arrest ndaj Putinit për krime lufte në Ukrainë

“Është fare e sigurt se bota po rrëshqet në një përshkallëzim shtesë të konfliktit dhe një përshpejtim të konfliktit”, tha Vuçiq në një fjalim para qytetarëve.

Vuçiq ka thënë se nuk do të nënshkruajë asgjë nesër në Ohër.

“Po ju them se nuk do të nënshkruajë asgjë dhe ata nuk brengosen për këtë gjë… dua të flas për normalizim, në mënyrë që të diskutojmë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar tutje presidenti serb. /Express

<p>The post Vuçiq habit me deklaratën: Urdhër arresti për Putinin, dobëson pozicionin e Serbisë nesër në Ohër first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles