Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion në komunën e Pejës.
Operacioni ndërlidhet me luftën kundër kontrabandës së mallrave.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Reporteri.net. se operacioni është kryer në bashkëpunim me prokurorinë, doganën dhe ATK-në.
“Policia e Kosovës me njësitet relevante, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë, doganën dhe ATK-në, ka realizuar një operacion policor në disa lokacione të komunës së Pejës. Operacioni ndërlidhet me luftën ndaj kontrabandës së mallrave”, ka thënë Kelani.
Ai ka bërë të ditur se detajet e tjera do të bëhen të ditura pas përfundimit të operacionit.
Ndërkohë, siç raportohet cak i këtij operacioni janë disa mobil-shope në këtë komunë.
<p>The post Vazhdojnë aksionet e Policisë së Kosovës, sot cak Peja first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>