Presideni i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përmes një videoadresimi të postuar në Twitter e ka quajtur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin e urdhër arrestit për presidentin rus, Vladimir Putin, “vendim historik nga i cili do të fillojë përgjegjësia historike”.
“Deportimi i fëmijëve ukrainas është transferimi i paligjshëm i mijëra fëmijëve tanë në territorin rus,” është shprehur presidenti ukrainas, duke shtuar se “një operacion i tillë kriminal do të ishte i pamundur pa urdhërin e liderit të lartë të shtetit terrorist”, tha Zelensky, përcjell Reporteri.net.
Ndërsa Rusia vendimin e ka quajtur “të egër, të papërgjegjshëm dhe të pavlefshëm”.
Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi sot urdhër arrestin për Putinin nën akuzën për krime lufte. /Reporteri.net/.
Haga lëshon urdhër arrest ndaj Putinit për krime lufte në Ukrainë
<p>The post Urdhër-arresti për Putinin, Zelensky: Vendim i rëndësishëm historik first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>