16.1 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

Reagon PD-ja lidhur me propozimin e Ramës për drejtoreshën e re të SHIK-ut: Shqetësuese që Vlora Hyseni u shkarkua nga AKI për “zbulim ose mosruajtje të informacioneve”

Menjëherë pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka propozuar presidentit Bajram Begaj emërimin e Vlora Hysenit si drejtore e re e Shërbimit Informativ Kombëtar në Shqipëri, ka reaguar Partia Demokratike duke e kundërshtuar këtë emërim.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka thënë se Hyseni është shkarkuar nga shërbimet e inteligjencës në Republikën e Kosovës, me dyshimet për “zbulim ose mosruajtje të informacioneve të klasifikuara”.

“Këto raportime janë shqetësuese dhe ngrenë dyshime mbi integritetin e znj. Hyseni”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Më tej Bardhi ka thënë se “Presidenti i Republikës është i detyruar të marrë informacionet e plota pranë institucioneve të Republikës së Kosovës mbi arsyet e largimit të saj nga të gjitha pozicionet në shërbimet e inteligjencës së Republikës së Kosovës. Për këtë Presidenti i Republikës ka detyrimin të bëjë transparencë për opinionin publik dhe të informoj edhe Kuvendin e Shqipërisë mbi çdo informacion që do të sigurojë”.

“Siguria kombëtare e Shqipërisë është ngushtësisht e lidhur me sigurinë kombëtare të Kosovës. SHIK nuk mund të jetë kurrë institucion nën kontrollin personal të Edi Ramës, me përzgjedhje personale të tij dhe pa asnjë argument që siguron pavarësinë e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ushtrimin prej tij me profesionalizëm e paanësi të misionit të mbrojtjes së sigurisë kombëtare”, ka shkruar ai.

<p>The post Reagon PD-ja lidhur me propozimin e Ramës për drejtoreshën e re të SHIK-ut: Shqetësuese që Vlora Hyseni u shkarkua nga AKI për “zbulim ose mosruajtje të informacioneve” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles