Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Banorët kanë lexuar mesazhet nga fansat e tyre dhe nuk kanë munguar as propozimet pasi një fanse i ka shkruar Luiz se nëse Kiara ndryshon mendje, ajo e pret në Florida. Vajza nga Korça shkruan se Luizi të vishet se të dojë ai, duke i kujtuar rastet kur Kiara e ka kritikuar për rrobat që vesh.
“Ti je dashuri, inteligjencë, talent, humor, durim e shpirt i bardhë. Po ndërroi mendje Kiara, të pres në Florida se dihet që Korça me Shkodren kanë shkuar gjithmonë. Vishu si të duash”, shkruan korçarja nga Florida.
Ndërkohë Luizi i përgjigjet: “Ti qenke zemër, je flori. A ndërroj mendje? Mendje nuk ndërroj por në Florida vij bashkë me Kiarën, na prit”.
Shikoni videon:
<p>The post Luizi merr propozim nga një vajzë: Po ndërroi mendje Kiara, të pres, vishu si të duash first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>