19.6 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

Lajçak ‘zbarkon’ në Maqedoni të Veriut, takon nikoqirin e takimit Kurti-Vuçiq

Ndërmjetësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në Maqedoni të Veriut, aty ku do të zhvillohet takimi i kryeministrit Kurti me presidentin Vuçiq.

Me të arritur aty, Lajçak ka takuar nikoqirin e takimit dypalësh për dialogun Kosovë-Serbi, presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, njofton gazeta online Reporteri.net.

Emisari evropian u shpreh falënderues ndaj tij për pritjen, derisa të njëjtin e ka njoftuar për pritjet që ka nga takimi i nesërm.

“Përpara takimit të nesërm të nivelit të lartë të Dialogut, u takova me Presidentin @SPendarovski për ta informuar atë për shkallën e zhvillimeve në Dialog dhe pritshmëritë. Faleminderit për mikpritjen e Maqedonisë së Veriut”, shkroi Lajçak në Twitter.

Arrived in today. Ahead of tomorrow’s High-level meeting of the Dialogue I met with President @SPendarovski to inform him about the state of play in the Dialogue and expectations. Grateful for North Macedonia’s hospitality. pic.twitter.com/xf6GgByttL

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 17, 2023

Pos Lajçakut, pjesëmarrës të takimit do të jenë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell. Ndërsa nga ShBA, takimin do ta vëzhgojë I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimet pritet të fillojnë prej orës 10:00 të mëngjesit. /Reporteri.net/.

<p>The post Lajçak ‘zbarkon’ në Maqedoni të Veriut, takon nikoqirin e takimit Kurti-Vuçiq first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy