18.8 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

Kush i merr paratë që turistët hedhin në shatërvanin e famshëm në Romë?

Kush ka vizituar Romën, ka hedhur një monedhë në shatërvanin e famshëm, ashtu siç bëjnë mijëra turistë çdo ditë. Pyetja është – çfarë ndodh me kaq shumë para në fund?

Kjo traditë fitoi popullaritet në vitin 1954 falë komedisë “Tre monedha në shatërvan”, por filloi shumë më përpara.

Sipas besimit fillestar, një gotë ujë nga ky shatërvan nënkuptonte fat dhe një kthim të shpejtë në “Qytetin e Përjetshëm”, shkruan The Sun.

Sot këto para mblidhen nga punëtorët e organizatës bamirëse katolike “Caritas”, e cila i përdor për të blerë ushqime për të varfrit, si dhe për të realizuar programe të ndryshme sociale. Ndihma financiare arrin në më shumë se 200 vende në mbarë botën.

Nga shatërvani mblidhen çdo ditë rreth 3 mijë euro, që është rreth 1.26 milionë dollarë në vit.

<p>The post Kush i merr paratë që turistët hedhin në shatërvanin e famshëm në Romë? first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy