21.2 C
New York
Sunday, May 28, 2023

Buy now

Kurti në Ohër, telefonatë me Cholletin: Kosova e përkushtuar që e nesërmja të jetë ditë suksesi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tashmë ka arritur në Ohër, aty ku nesër do ta zhvillojë takimin e rëndësishëm në kuadër të dialogut, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nga Ohri, Kurti ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e Lartë të DASh, Derek Chollet, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kreu i ekzekutivit i ka konfirmuar Cholletit se Kosova është e përkushtuar që takimi i nesërm të jetë i suksesshëm.

“Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme”, njoftoi Kurti në Twitter.

Takimin mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, do ta ndërmjetësojë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po ashtu ka zbarkuar në Maqedoni të Veriut.

Në takim, pjesëmarrës do të jetë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell derisa në emër të ShBA-ve, takimi do të vëzhgohet edhe nga emisari amerikan, Gabriel Escobar. /Reporteri.net/.

<p>The post Kurti në Ohër, telefonatë me Cholletin: Kosova e përkushtuar që e nesërmja të jetë ditë suksesi first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,784FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles