21.2 C
New York
Sunday, May 28, 2023

Buy now

Borrell telefonon Blinkenin një ditë para takimit në Ohër: Koha për hapa konkretë drejt integrimit të Kosovës e Serbisë në BE

Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Kjo bisedë e Borrell me Blinken është fokusuar në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, që nesër do të mbahet në Ohër, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Në njoftimin zyrtar të BE-së, bëhet e ditur se Borrell e ka njoftuar sekretarin amerikan lidhur me zhvillimet e fundit në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe ka nënvizuar pritshmëritë nga takimi në Ohër.

Të dy janë pajtuar se është koha që të bëhen hapa të rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian.

“HR/VP Borrell e informoi Sekretarin Blinken për zhvillimet e fundit lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nënvizoi pritshmëritë e tij për takimin e Ohrit dhe rëndësinë e progresit në Dialog për aspiratat evropiane të të dyja palëve”, bën të ditur komunikata.

“Ai [Borrell] vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të qartë të SHBA-së për përpjekjet e BE-së, veçanërisht për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe për procesin në prag të takimit të nivelit të lartë që Përfaqësuesi i Lartë po mblidhet me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti këtë të shtunë. Të dy ranë dakord se ky ishte momenti i duhur për të bërë hapa të rëndësishëm përpara në interes të integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE”, thuhet tutje.

Dokumenti që shpjegon një nga një pasojat dhe përfitimet e një marrëveshje Kurti-Vuçiq

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, do të jetë prezent në takimin mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, i paraparë të zhvillohet nesër në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Dialogu do të fillojë në orën 10:00, me ardhjen e pjesëmarrësve.

Negociatat për marrëveshje Kosovë-Serbi: Del agjenda e takimit të nesërm në Ohër, BE zbulon se cila është tema kryesore

Përfaqësuesi i Lartë, me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, fillimisht do të zhvillojë takime të ndara dypalëshe me liderët njëri pas tjetrit, të cilat do të pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh – thuhet në njoftimin e BE-së.

Tutje, bëhet e ditur se takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit për zbatimin e Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Reporteri.net/.

Takimi në Ohër, Kurti: Jam i interesuar për marrëveshje, shkoj me vullnet të mirë

<p>The post Borrell telefonon Blinkenin një ditë para takimit në Ohër: Koha për hapa konkretë drejt integrimit të Kosovës e Serbisë në BE first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,784FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles