16.1 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

Arianit Koci për propozimin e Vlora Hysenit: Veprim konkret në drejtim të krijimit të një konfederate Shqipëri-Kosovë

Pas propozimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të ish.zv drejtoreshës së AKI-së për drejtoreshë të Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë te Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, reagoi Arianit Koci përmes një postimi në Facebook.

Ai këtë e quajti veprim interesant politik si dhe konkret në drejtim të një konfederate Kosovë Shqipëri.

“Një prej lëvizjeve më interesante politike të Edi Rama është propozimi i Vlora Hysenit, ish zv. drejtoreshës së Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, për drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Kombëtar të Shqipërisë. Kjo është veprim konkret në drejtim të krijimit të një konfederate Shqipëri – Kosovë”, shkroi Koci, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Tutje ai tha se ky veprim është një përkrahje direkte e Shqipërisë ndaj Kosovës dhe falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për këtë. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

Një prej lëvizjeve më interesante politike të Edi Rama është propozimi i Vlora Hysenit, ish zv. drejtoreshës së Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, për drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Kombëtar të Shqipërisë.

Kjo është veprim konkret në drejtim të krijimit të një konfederate Shqipëri – Kosovë.
Rrethanat globale politike do t’a përcaktojnë se kur do të ndodh ky moment.

Natyrisht, ky veprim është edhe përkrahje direkte që Shqipëria ia jep Kosovës!
Flm Edi, flm Shqipëri!

P.s

Vlora është profesioniste dhe e ndershme.

<p>The post Arianit Koci për propozimin e Vlora Hysenit: Veprim konkret në drejtim të krijimit të një konfederate Shqipëri-Kosovë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles