14.9 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

Pos Kurtit e Osmanit, Escobar nesër në mëngjes i shkon në zyrë edhe Kryeparlamentarit Konjufca

I dërguari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta takojë nesër të parin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 10:20, transmeton Reporteri.net.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, z. Gabriel Escobar” thuhet në njoftim.

Para se të shkojë te Konjufca, Escobar fillimisht do të zhvillojë një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Në agjendën zyrtare të cilën e ka bërë publike Presidenca, takimi i Osmanit me Escobarit do të nisë në ora 09:00, derisa një orë më vonë pritet që të dy të deklarohen për media.

Vizitën e tij në Prishtinë, Escobar do ta finalizojë me kryeministrin Albin Kurti.

Kryeministri Kurti, do ta presë emisarin amerikan në zyrë të tij në ora 11:00.

Në komunikatën e Kryeministrisë, nuk përmendet se Kurti dhe Escobar do të deklarohen për media. /Reporteri.net/.

Publikohet agjenda: Osmani takon Escobarin nesër herët në mëngjes

<p>The post Pos Kurtit e Osmanit, Escobar nesër në mëngjes i shkon në zyrë edhe Kryeparlamentarit Konjufca first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles