19.6 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

Në zonën 40 po voziste 190 kilometra në orë, 19-vjeçari dënohet me 300 euro dhe i merret patenti

Policia rajonale në Ferizaj sot ka ndaluar një 19-vjeçar i cili po voziste në zonën 40 hiç më pak se 109 kilometra në orë.

Policia i shqiptoi gjobë në vlerë 300 euro dhe tre muaj ja heqi patentin, shkruan Reporteri.net.

Njoftimi i policisë:

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 08:00 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në fshatin Greme të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 109 km/h.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet L.R (M/K) i moshës 19 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

<p>The post Në zonën 40 po voziste 190 kilometra në orë, 19-vjeçari dënohet me 300 euro dhe i merret patenti first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy