21.2 C
New York
Sunday, May 28, 2023

Buy now

Kryeministri Kurti: Prekazi, kryeqytet i kryengritjes shqiptare

Kryeministri Albin Kurti, pas homazheve dhe pritjes në Kullën e Jasharajve në një deklarim para mediave e quajti Prekazin kryeqytet i kryengritjes shqiptare.

Ai tha se rënia e familjes Jashari mundësoi çlirimin e vendit tonë, shkruan Reporteri.net.

“Para 25 vjetëve, 3 breza të Jasharajve luftuan 3 ditë rresht me mijëra forca policore të Serbisë që e kishin rrethuar kullën e Jasharajve, në mënyrë të shumëfishtë. Ranë gjithsej 59 veta. Ne kthehemi e rikthehemi në kryeqytetin e kryengritjes shqiptare për ta kujtuar e përkujtuar epopenë e UÇK-së, që i dha hov dhe mundësoi çlirimin dhe lirinë e vendit tonë”, tha Kurti.

Sipas tij, zhvillimi ekonomi bëhet pa harruar se kujt ia kemi borxh për lirinë,.

“Burrat e gratë, pleqtë e të rinjtë i kujtojmë me dhembje e me mall, por me krenari, dashuria e admirim”, tha Kurti. /Reporteri.net/.

 

<p>The post Kryeministri Kurti: Prekazi, kryeqytet i kryengritjes shqiptare first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,784FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles