18.2 C
New York
Wednesday, May 31, 2023

Buy now

E zhdukur prej tre ditësh, gjendet 13-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 13-vjeçare shqiptare u raportua e zhdukur para tre ditësh në Itali.

Vajza ishte larguar nga shtëpia të enjten në mëngjes për të shkuar në shkollë, por nuk ishte kthyer në shtëpi.

Mediat italiane bëjnë me dije se e mitura është gjetur dhe se është mirë.

Nëna e së resë kishte shkuar në polici në stacionin Pontecagnano dhe kishte raportuar të zhdukur dhe kërkimi për të miturën kishte filluar.

Pas 3 ditësh, ajo u gjet në Grosseto. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Giuseppe Lanzara me një postim në rrjetet sociale. “Më në fund, lajmi që prisnim: Sara u gjet. Nga lajmet mësojmë se ajo është mirë dhe po i bashkohet familjes. Faleminderit atyre që erdhën dhe kontribuan në hulumtim”.

 

<p>The post E zhdukur prej tre ditësh, gjendet 13-vjeçarja shqiptare në Itali first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,792FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy