18.2 C
New York
Wednesday, May 31, 2023

Buy now

BQK: Kosovarët kanë mbi 5.5 miliardë euro depozita në banka

Mbi 5.5 miliardë euro ka arritur shuma e përgjithshme e depozitave të kosovarëve në sektorin bankar të vendit.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, nga kjo shumë e përgjithshme 3.6 miliardë euro janë depozita të ekonomive familjare, përderisa rreth 2 miliardë euro janë depozita të korporatave.

Për këtë shumë miliardëshe, bankat komerciale u paguajnë depozitueseve normë vjetore të interesit prej 1.8%.

Në anën tjetër, shuma e përgjithshme e kredive të aprovuara nga bankat në janar 2023 ka arritur në mbi 4.3 miliardë euro. Ndërkaq, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.6%, një rritje e konsiderueshme në raport me një vit më parë.

Nga normat e interesit dhe shërbimet bankat komerciale në Kosovë veç në muajin janar të këtij viti kanë fituar hiç më pak se 13.4 milionë euro neto.

<p>The post BQK: Kosovarët kanë mbi 5.5 miliardë euro depozita në banka first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,792FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles