Debatet dhe përplasjet mbi luftën e fundit, se kush ka luftuar e kush jo, kanë shpërthyer prej disa ditësh edhe në shtëpinë e “Big Brother VIP” në Kosovë.
Ky veprim i banorëve, është komentuar edhe në emisionin e radhës “2 EMRA 3 ARSYE” nga Shoqja Edonë dhe Halil Halil. Nikoqiret e emisionit më të ri që transmetohet dy herë në javë, të mërkurave dhe të dielave, prej orës 23:30, në RTV Dukagjini, kanë vlerësuar se banorët e “Big Brother VIP” po e përdorin luftën dhe debatet mbi të për të fituar simpatinë e publikut.
Kryesisht në debatet për luftën gjatë ditëve të fundit janë përfshirë, Vedati dhe Xhuli, të cilët janë komentuar edhe në emision.
Në emisionin e radhës “2 EMRA 3 ARSYE” ka qenë e ftuar Ganimete Abazi-Ganja, ish-banore e shtëpisë e eliminuar para pak javësh. Ganja, gjatë qëndrimit në shtëpi, disa herë ishte paraqitur e veshur me duksin me mbishkrimin “Liria ka emër”.
“2 EMRA 3 ARSYE” është prodhim i gazetës online Reporteri.net. Emisioni ka në qendër të vëmendjes komentimin dhe analizimin e situatave brenda “Big Brother VIP”, edicionit kosovar dhe atij në Shqipëri.
<p>The post A po e përdorin banorët e “Big Brother VIP” UÇK-në për të fituar simpatinë e publikut? first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>