19.6 C
New York
Sunday, June 4, 2023

Buy now

Vuçiq: Shumë shpresuan se unë do ta firmosja marrëveshjen dhe të thonin se Serbia humbi

President i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se në raport me Kosovën, Serbia do të përballet me presione të vështira.

Sipas tij, pas takimit të fundit në kuadër të dialogut ka pasur gënjeshtra të panumërta.

“Shumë ishin tmerrësisht nervozë, të zemëruar, duke shpresuar se unë do të firmosja diçka dhe se do të mund të thonin se Serbia humbi, edhe pse ata kurrë nuk ishin të shqetësuar për Serbinë, por vetëm për kolltukët e tyre dhe nëse mund t’i kapnin ato”, tha Vuçiq në Doha, ku po merr pjesë në një konferencë të organizuar nga Kombet e Bashkuara.

Duke iu referuar opozitës në Serbi, Vuçiq ka thënë se ata krenohen për ‘çnjohjet’ që i janë bërë Kosovës, e që sipas tij janë rezultat i punës së tij, shkruan Danas.

“Gjatë kohës së tyre, asnjë vend nuk e tërhoqi njohjen e Kosovës. Dhe tani dëgjojmë ata njerëz që na kriposin trurin duke iu referuar rezultateve që kemi krijuar. Pastaj pyesni veten se kush është i çmendur këtu”, tha Vuçiq.

<p>The post Vuçiq: Shumë shpresuan se unë do ta firmosja marrëveshjen dhe të thonin se Serbia humbi first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,795FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles