18.2 C
New York
Wednesday, May 31, 2023

Buy now

Presidenti Begaj: Qëndresa dhe heroizmi i Familjes Jashari janë guri i themelit të lirisë së Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar heroizmin e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe gjithë dëshmorëve që dhanë jetën në betejën e Prekazit 25 vjet më parë.

“Sot në këtë 25-vjetor të Betejës së Prekazit, nderojmë me respekt heroin dhe komandantin legjendar, Adem Jasharin, si edhe dëshmorët e lirisë të cilët dhanë jetën në këtë betejë pas tri ditëve rezistencë dhe heroizëm” – ka shkruar Begaj në Facebook.

Presidneti i Shqipërisë ka thënë se do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij që Kosova të fillonte një epokë të re, atë të lirisë dhe demokracisë, gjersa ka cilësuar se ata janë guri i themelit të lirisë së saj.

“Lavdi veprës heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Begaj.

<p>The post Presidenti Begaj: Qëndresa dhe heroizmi i Familjes Jashari janë guri i themelit të lirisë së Kosovës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,792FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy