Sot në këtë ditë vikendi, ministri mitrovicas i bujqësisë, Faton Peci, e ka kaluar në tri fshatrat veriore.
Ai bashkë me qytetarët e Cerajës, Koshtovës së Vllahisë dhe Bistricës ka bashkëbiseduar rreth potencialit zhvillimor që ka kjo zonë, ndërsa tregoi se banori Shaqir Hetemi është përfitues i një granti mbi 90 mijë euro në vitin 2022.
Postimi i plotë:
Gjatë ditës së sotme vizituam fshatrat e Leposaviqit / Albanikut; Cerajën, Koshtovë e Vllahisë e Bistrisë, ku bashkëbiseduam me banorët rreth nevojave e angazhimeve të tyre lidhur me sektorin e bujqësisë.
Në fshatin Cerajë, takova Ahmetin dhe vëllezërit e tij me të cilët diskutuam rreth nevojës së rritjes së Fondit Blegtoral me theks të veçantë, tek bagëtitë e imta.
Përmes Programit për Zhvillim Rural – Grante 2023, do të ndajmë 5 milionë euro për ngritjen e Fondit Blegtoral.
Ndërsa në Bistricë, me banorët e këtij fshati biseduam rreth potencialit zhvillimor që ka kjo zonë e ky fshat më konkretisht.
<p>The post Ministri Peci kap “kacinë” dhe punon tokën në një nga fshatrat veriore first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>