18.2 C
New York
Wednesday, May 31, 2023

Buy now

Haki Abazi: Çdo qytetar që bën pagesë blerje prej 10 euro, 1 euro duhet të shkojë në Fondin për familjen Jashari

Deputeti Haki Abazi në ditën e sotme e ka përkujtuar epopenë e UÇK-së dhe e ka dhënë një ide në lidhje me financimin e mundshëm të familjes Jashari.

Deputeti që së fundmi ndau rrugët me Vetëvendosjen e kryeministrit Albin Kurti, ka deklaruar se shteti duhet të vendos “një shumë të përhershme vjetore prej 1 milionë eurosh”.

Por, ideja e tij është se çdo qytetar që bën pagesë blerje prej 10 euro, “një euro duhet të shkojë në Fondin Familja Jashari”.

Postimi i tij:

Në përkujtim të Familjes Jashari dhe Epopesë së UÇK.

Shteti duhet të vendos një shumë të përhershme vjetore prej 1 Milion Euro dhe çdo qytetar që bën pagesë blerje prej 10 euro, një euro duhet të shkojë në Fondin Familja Jashari. Në këtë formë ne e nderojmë familjen Jashari, zhvillohet programi apo programet dhe organizimet shtesë organizimit shtetror.

I përjetshëm kujtimi për heroizmin dhe sakrificën e familjes Jashari!

<p>The post Haki Abazi: Çdo qytetar që bën pagesë blerje prej 10 euro, 1 euro duhet të shkojë në Fondin për familjen Jashari first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,792FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles