21.2 C
New York
Sunday, May 28, 2023

Buy now

Bislimi: Tani që Serbia është angazhuar për ta njohur Kosovën, të njëjtën duhet ta bëj edhe Greqia

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka dhënë një intervistë për gazetën greke Kathimerini, ku ka folur për mundësinë që Greqia ta njohë Kosovën.

“Ne do të donim të forconim miqësinë tonë me Athinën dhe kemi treguar durim duke kontribuar në këtë marrëdhënie edhe kur njohja nuk ishte në tryezë. Tani që Serbia është angazhuar praktikisht për të njohur Kosovën dhe ngadalë po kupton se është më e mira edhe për të, Athina duhet të përfitojë nga ky momentum për të ndërmarrë hapin vendimtar dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor” tha ai.

Bislimi ka deklaruar se është në interesin e Qipros që t’i shmangë paralelet me rastin e Kosovës.

“Është në interesin e Qipros që të bëjë sa më shumë që të jetë e mundur për të shmangur këto paralele”, tha ai. Lidhur me kursin evropian të Kosovës, pas aplikimit të fundit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Bislimi thotë se ajo që pret është që asnjë vend të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, gjë që edhe vetë Serbia tashmë ka rënë dakord.

Bislimi ka thënë se pesë shtetet mosnjohëse “të rishikojnë pozicionin e tyre dhe të na mbështesin më tej në drejtim të forcimit të institucioneve tona, por edhe arritjes së konvergjencës për kriteret evropiane.”

Bislimi tha se tashmë ekziston termi i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), i cili “qartë e konsideron Kosovën anëtare të ardhshme”, derisa shtoi se Kosova nuk do t’i shmangë përgjegjësitë e saj në raport komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“Kusht i domosdoshëm- Për Kosovën kusht i domosdoshëm është normalizimi i plotë përmes njohjes reciproke, ndërsa për Serbinë kusht vendimtar është që Prishtina të pranojë të krijojë një Asociacion komunash, të banuara kryesisht nga serbët, që do t’u japë serbëve një shkallë autonomie. Tashmë ka një kornizë të përshtatshme të rënë dakord të hënën e kaluar në Bruksel dhe ne do të kërkojmë të punojmë mbi të. Kosova nuk do t’i shmangë përgjegjësitë e saj dhe do të sigurojë që të gjitha pakicat në Kosovë të jenë të sigurta, tha z. Bislimi, por nuk specifikoi se si do të arrihet zbatimi i kësaj çështjeje të dobishme”, thuhet në artikullin e Kathimerini.

<p>The post Bislimi: Tani që Serbia është angazhuar për ta njohur Kosovën, të njëjtën duhet ta bëj edhe Greqia first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,784FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles