16.1 C
New York
Friday, June 9, 2023

Buy now

Agim Veliu: Shpejtim Bulliqi një mashtrues, po qeverisë përmes skandaleve në Podujevë

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu ka kritikuar qeverinë e Vetëvendosjes në Podujevë duke thënë se “pushtetin e morën nga rruga, prandaj qeverisin me logjikën dhe formulën e rrugës”.

Veliu ka kritikuar kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi për të cilin thotë vazhdon të qeverisë përmes skandaleve, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij, qytetarëve nuk iu desh shumë që ta kuptojnë se Podujeva ka rënë në duart e një mashtruesi, që e ka të vështirë të konsolidojë grupin dhe se prandaj çdo ditë shqelmon drejtorë, që mund t’i bëhen pengesë e lojërave të pista dhe abuzive me pushtetin.

Postimi i plotë i Veliut:

Pushtetin e morën nga rruga, prandaj qeverisin me logjikën dhe formulën e rrugës.

Për më shumë se dy vjet në krye të Komunës kryetari aktual, i cili u promovua jo me fuqinë e lidershipit, por me fuqinë e grushtave ndaj një zyrtari komunal, vazhdon të qeverisë përmes skandaleve.

Përplasjet e vazhdueshme me anëtarët e ekzekutivit, ngarkim-shkarkimet e drejtorëve më nuk përbëjnë lajm në qeverisjen komunale.

Në mungesë të vizionit qeverisës, projekteve dhe rezultateve, e vetmja gjë që prodhon kryetari aktual janë skandalet e vazhdueshme, duke shpërfaqur egon e tij të sëmurë kudo.
Me logjikën e mashtrimit, kryetari aksidental i Podujevës vazhdon të rrah gjoks me projektet e trashëguara nga qeverisja e LDK-së, duke i përvetësuar e promovuar si të vetat.

Propaganda dhe zhurma e ushtrisë së rrugës, të instaluar në Komunë, nuk e mbulojnë keqmenaxhimin dhe abuzimin e kryetarit aktual me administratën komunale, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe infrastrukturën.

Qytetarëve nuk iu desh shumë që ta kuptojnë se Llapi ka rënë në duar të një mashtruesi, që po e ka vështirë të konsolidojë grupin, prandaj çdo ditë shqelmon drejtorë, që mund ti bëhen pengesë e lojërave të pista dhe abuzive me pushtetin.

Dy vjet pushtet janë shumë, por edhe më shumë janë tri vitet të tjera të vazhdimit të qeverisjes shkatërruese për qytetarët.

Qytetarët e Llapit duhet t’i thonë ndal këtij kryetari aksidental.

<p>The post Agim Veliu: Shpejtim Bulliqi një mashtrues, po qeverisë përmes skandaleve në Podujevë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,802FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy